Fidan: Turqia historikisht ka mbështetur pavarësinë e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan ka deklaruar se Turqia është një vend i cili ka mbështetur historikisht pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Duke iu drejtuar tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës, Fidan tha se Turqia "po luan një rol të jashtëzakonshëm" në përpjekjen për t'i lehtësuar ato.

"Turqia paraqet profilin e një shteti të pjekur që njeh interesat e Serbisë në disa fusha. Ne mund të diskutojmë këto interesa përderisa nuk ka çështje në lidhje me pavarësinë e Bosnjës dhe Kosovës", tha ai në një intervistë për Anadolu.

Ai ka theksuar se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka një vizion për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan me përgjegjësi historike. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024