FFK: Trajneri i Kosovës emërohet shumë shpejtë, shkarkohen trajneri i U21 dhe trajnerja e Kombëtares A të femrave
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

Ndër shumë tema të diskutuara, FFK ka bërë të ditur se shumë shpejtë pritet të bëhet emërimi i trajnerit të ri të Kosovës dhe se kjo do të bëhet në kohën e duhur.

Gjithashtu KE mori vendim që t’i ndërpresë kontratën përzgjedhësit Michael Ness dhe shtabit teknik të Kombëtares U21.

Më tutje KE analizoi edhe punën e Shtabeve teknike të Kombëtareve si Kombëtares “A” të femrave, U21, U19 , U17, U15 dhe U17 e U19 e femrave. Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi.

KE analizoi edhe përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror e ku u konstatua se janë organizuar këshillimi dhe testet fizike për gjyqtarë sikur edhe janë mbajtur takimet me vëzhgues dhe Komisioni për infrastrukturë dhe terrene sportive i ka kryer inspektimet e nevojshme. Kështu që, gjithçka është e gatshme për fillimin e garave në stinorit pranveror.

KE shqyrtoi mundësitë dhe janë duke u kryer përgatitjet që të fillohet sa më shpejt me implementimin e sistemit VAR edhe në ndeshjet e Ligës e Parë.

Albert Bunjaku u caktua si koordinator i këtyre Kombëtareve, derisa të bëhet zgjedhja e përzgjedhësve të rinjë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025