FFK shpall hapjen për aplikim në Akademinë e Referimit
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FFK shpall hapjen për aplikim në Akademinë e Referimit
New Project - 2026-07-01T171648.303
01/07/2026 - 17:23
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar zyrtarisht hapjen e thirrjes për aplikim për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t'i bashkohen gjeneratës së re të referëve përmes Akademisë së Referimit.

Ky hap cilësohet si një mundësi e shkëlqyer për të nisur një karrierë profesionale, me synimin për të avancuar nga fushat e futbollit vendor e deri në arenat më të mëdha evropiane dhe botërore.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të shkarkojnë dhe të plotësojnë formularin e aplikimit, i cili gjendet në uebfaqen zyrtare të FFK-së, dhe ta dërgojnë atë së bashku me dokumentet e kërkuara në adresën elektronike: [email protected].

Afati për dorëzimin e aplikimeve fillon sot dhe do të jetë i hapur nga 1 deri më 15 korrik.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026