FFK shpall e ”Yllin e Javës” për xhiron e dytë të Superligës
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollisti i FC Suharekës, Mevlan Zeka është shpallur “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës. Zeka realizoi dy gola, duke i siguruar fitoren e parë ekipit të tij debutues në Albi Mall Superligë, FC Suharekës, ndaj Dukagjinit (3:1).

Pasi mori këtë çmim, Mevlani u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës. “Së pari, falënderoj komisionin për vlerësimin si më i miri i javës. Kjo ishte një fitore historike për klubin e Suharekës, pasi është një skuadër e re që po merr pjesë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Duhet të kemi kujdes në çdo ndeshje, pasi Superliga është një nivel shumë më të lartë se Liga e Parë dhe kundërshtarët dinë të ndëshkojnë në çdo moment. Momenti i golit në minutën e 50-të ishte i duhuri dhe më pas e menaxhuam lojën mirë. Suhareka është një skuadër e organizuar mirë, edhe pse e re, brenda ka lojtarë me shumë përvojë dhe besoj se këtë vit do të arrijmë objektivat e klubit. Shpresoj që Suhareka edhe në të ardhmen do të bëjë bujë në futbollin e Kosovës,” tha Mevlani për faqen zyrtare të FFK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025