Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi pas një takimi të mbajtur në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes.
Krerët e dy institucioneve, Agim Ademi i FFK-së dhe Ejup Maqedonci i Ministrisë së Mbrojtjes nënshkruan sot marrëveshjen, e cila ka për të koordinojë veprimet dhe të ndihmojë në realizimin e projekteve të rëndësishme për zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës së tij në Kosovë, raporton KosovaPress.
Po ashtu, FSK do ta ndihmojë FFK-në në rregullimin e fushave ndihmëse në tërë territorin e Kosovës me mjetet e saj inxhinierike, në përputhje me kapacitetet e saj.
Në anën tjetër, FFK-ja do të japë ekspertizën e saj për mirëmbajtjen dhe rregullimin e fushave me bari natyral në kazermat e FSK-së, do të mbështesë FSK-në për zhvillimin e aktiviteteve sportive në kampet dhe fushat të cilat janë nën menaxhimin e saj si dhe do të mbështesë pjesëmarrjen e ekipeve të FSK-së në aktivitetet sportive të organizuara nga vetë federata.