Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) me rastin e ndeshjes së nesërme kundër Greqisë ka publikuar rregullat që qytetarët duhet t’i respektojnë që ta kenë sa më të lehtë qasjen në stadium.
Nesër me fillim nga ora 20:45, Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të këtij sezoni të Ligës së Kombeve, ku pret në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri” Greqinë, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, e pranishme do të jetë edhe Polici e Kosovës, e cila do të ketë për detyrën kontrollimin e shikuesve për të mos lejuar gjësendet e palejuara të hynë në stadium.
Më poshtë i gjeni gjërat e palejuara në stadium.
*Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
*Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
*Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh
*Ombrella
*Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj).
*Kamera profesionale dhe video kamera
Ata të cilët nuk posedojnë bileta nuk do ta kenë mundësinë të ofrohen tek hyrja në portat ku bëhet kontrolli dhe leximi i biletave.
Ndërkaq, nesër nuk do të lejohet as operimi me dron, në të kundërtën qytetarët mund të jenë subjekt i ndëshkimit nga organet ligjore.