Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, zëvendës-ministrja e Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit, Daulina Osmani ka folur për licencimin e federatave sportive në vend.
Federatat e fundit të cilat morën licencën nga MKRS ishin ajo e Kickboxit, e Shahut dhe Federata e Futbollit të Kosovës, raporton KosovaPress.
“Federata e Kickboxit, Federata e Futbollit dhe Federata e Shahut të Kosovës, janë federatat të cilat së fundmi janë licencuar në MKRS në përputhje me standardet e reja të qeverisjes së organizatave sportive. Sikur edhe të gjitha federatat e tjera të licencuara më herët, edhe këto të trija, kanë marr licencën me kusht”, shkroi Osmani në “Facebook”.
Licencimi me kusht nënkupton që federatat e sportit të Kosovës janë të obliguara që brenda 90 ditësh të plotësojnë kriteret e licencimit edhe për klubet e tjera anëtare, të cilat gjatë kësaj faze nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat e parapara me udhëzim administrativ.
Postimin e plotë të Daulina Osmanit e gjeni më poshtë.