FFK: Jemi të shqetësuar me pengesat që MKRS po i bën licencimit të federatës
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës do të kërkojë intervenimin e UEFA-së në lidhje me procesin e licencimit të saj që edhe më tutje nuk është përfunduar dhe për këtë e sheh MKRS-në si pengesë kryesore.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga ana e kësaj federate ku shprehe shqetësimi për zhvillimin e garave ilegale serbë në territorin e Kosovës, FFK gjithashtu ka bërë të ditur se do të kërkojë intervenimin e UEFA-së në lidhje me procesin e licencimit si dhe zhvillimet e fundit nga organet e hetuesisë, siç kanë thënë ata, “kundrejt FFK-së”, përcjellë KosovaPress.

“Njëherësh shprehim shqetësimin tonë në lidhje me pengesat që i ka krijuar MKRS në lidhje me mos licencimin e FFK-së, përkundër plotësimit të dokumentacionit si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të fundit të organeve të hetuesisë në pavarësinë e FFK-së. Si duket pikërisht këto veprime të autoriteteve të Kosovës kundrejt pavarësisë së FFK-së i kanë trimëruar strukturat ilegale të Serbisë që të organizojnë aktivitete të futbollit në Kosovë. Lidhur me këto aktivitete ilegale e ndërhyrje direkte të Serbisë, si dhe procesin e licencimit dhe zhvillimet e fundit nga organet e hetuesisë kundrejt FFK-së, do të reagojmë dhe do të kërkojmë intervenimin e UEFA-s, gjatë takimeve që do t’i ketë delegacioni i Kosovës në Kongresin e radhës të UEFA-s që do të mbahet nesër në Lisbonë të Portugalisë.”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga FFK-ja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024