FFK: Jemi të gatshëm të ruajmë dinjitetin e futbollit dhe reputacionin e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
5-FFK
2 vite më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës ka mirëpritur reagimin e shpejtë të FIFA-së me rastin e fillimit të hetimit kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pas shfaqjes së banerit me hartën e Kosovës me flamurin serb brenda saj dhe me mesazhe urrejtje dhe luftë-nxitëse në zhveshtoren e përfaqësueses serbe dhe në stadium, në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës në Katar.

Shtëpia e futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë tashmë konfirmimin për pranimin e ankesës dhe është vlerësuar që përkushtohet për ruajtjen e integritetit e reputacionit të futbollit, përcjellë KosovaPress.

FFK gjithashtu ka bërë të ditur se do të mbeten në kontakt me organet përkatëse të FIFA-s për çdo informatë ose dokument shtese si dhe janë çdoherë të gatshëm të ruajmë dinjitetin e futbollit dhe reputacionin e Kosovës, duke reaguar dhe vepruar konform mekanizmave të FIFA-së dhe UEFA-s, në të cilat bëjmë pjesë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025