Feyenoord-Roma, formacionet zyrtare
Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “De Kuip” do të jetë nikoqir i përballjes mes Feyenoordit dhe Romës, e vlefshme kjo për fazën eliminatore të Ligës së Evropës.
Kjo është hera e tretë në po aq sezone që Feyenoordi dhe Roma përballen në një garë evropiane, raporton KosovaPress.
Feyenoordi u kualifikua në këtë raund pas eliminimit nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve. Në grupin e vet, Feyenoordi përfundoi i treti me dy fitore dhe katër humbje.
Roma e mbylli fazën e grupeve të Ligës së Evropës në vendin e dytë, si pasojë e formës jo të mirë asokohe si mysafirë, ku regjistroi një fitore, një barazim dhe një humbje.
Takimi i fundit mes Romës dhe Feyenoordit daton në muajin prill të vitit të kaluar, ku asokohe Roma triumfoi me shifrat 4:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Feyenoordin nuk do të paraqiten Biljow, Trauner, Zechiel, va nden Belt, Geertruida dhe Timber, kurse te Roma mungon vetëm Abraham.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Feyenoord (4-3-3): Svilar; Karsdorp, Llorente, Mancini, Spinazzola; Bove, Paredes, Pellegrini; Dybala, Lukaku, Zalewski
Roma (4-3-3): Wellenreuther; Hartman, Hancko, Beelen, Nieuwkoop; Wieffer, Zerrouki, Stengs; Paixao, Ueda, Minteh