“Festo me zemër jo me armë”
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar një fushatë, ku janë të përfshirë të gjithë akterët që janë audiencë në grumbullime të shumta të qytetarëve të Kosovës për qëllime festive dhe gjatë këtyre ndejave në disa raste ka të shtëna me armë.

Sipas një komunikate të MPB-së, fushata është prirë nga Koordinatori Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, me një ekip që është përbërë edhe nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të MPB-së.

“Kjo fushatë është duke u mbështetur nga UNDP dhe SEESAC. Në kudër të kësaj fushate janë mbajtur prezantime në disa shkolla në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Prizren , Mitrovicë dhe Pejë. Ndërsa në tre qytete krahas ligjëratave në shkolla, janë mbajtur edhe takimet me Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, anëtarët e të cilave kanë shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojnë në shtrirjen e mesazheve për parandalimin e të shtënave festive. Për këtë qëllim, për fillim të kësaj fushate si audience kemi përzgjedhur Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, ku gjithashtu janë ftuar edhe përfaqësuesit e gastronomeve dhe nxënësit e shkollave fillore në gjashtë rajone të Kosovës. Në fazën e parë të fillimit të kësaj fushate kemi pasur si audiencë: nxënësit, gastronomet, KKSB-të dhe mediat lokale. Mesazhet kryesore:  Parandalimi i të shtënave festive, raportimi i rasteve ku ka të shtëna me armë, apo ka persona të armatosur, anonimitieti i raportimeve, e shtëna me armë nuk është traditë, format e raportimit dhe raportimi i këtyre rasteve është patriotizëm ndaj vendit. Gjatë ligjëratave dhe shpërndarjes së mesazheve sensibilizuese, kanë marr pjesë rreth 300 nxënës, rreth 120 zyrtarë të KKSB-ve dhe gastronom”, thuhet në njoftim.

Fushata do të jetë edhe më aktive gjatë sezonës së verës, ku do të ketë audienca të tjera të synuara, që vlerësohet se do të ndikojnë në parandalimin e të shtënave festive. Kjo fushatë do të zgjasë deri në fund të muajit shtator.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024