Festivali “ZA Fest” në Shkodër mbahet nga 28-30 korrik
Lexohet për: 2 min.
t34t43
2 vite më parë
Linku u kopjua

Edicioni i gjashtë i festivalit “ZA Fest”, që do të zhvillohet në Shkodër në 28-30 korrik do të mbledhë artistë nga Shqipëria, rajoni dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Drejtori artistik i “ZA Fest”, Vlashent Sata në prani të të Ngarkuarit me Punë të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Alexis Hupin dhe mbështetësve të tjerë të edicionit të sivjetshëm, prezantoi sot në Europe House programin e festivalit.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shprehet se “jemi të lumtur që e mbështesim prej shumë vitesh këtë festival”.

“Nga data 28 deri më 30 korrik, artistë nga Shqipëria, rajoni dhe vendet anëtare të BE-së do të performojnë në qytetin e bukur të Shkodrës. Bashkohuni me ne dhe shijoni disa evente të mrekullueshme kulturore, shumë muzikë, kinema dhe aktivitete sportive në natyrë”, shprehet delegacioni i BE-së në Tiranë.

Në natën e parë të festivalit në Shirokë do të performojnë artistët Jeton Neziraj, Erenik Beqiri, Arben Bajraktaraj dhe Linda Linda Rukaj. Në natën e dytë në kalanë e Rozafës do të performojnë Lylit, Elina Duni, Vlashent Sata, Amor Del Rey dhe natën e tretë po në kalanë e Rozafës do të interpretojnë Cristiana Verardo, Las Migas, Jericho, Bijat.

Festivali Za Fest, i cili ka nisur rrugëtimin 6 vite më parë, zbulon thesaret e folklorit shqiptar, duke ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë./Atsh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025