“Festë” te Zvicra, rikthehet Granit Xhaka
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas mungesës në dy seanca stërvitore të skuadrës, kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka është rikthyer të premten dhe është stërvitur me skuadrën. Të gjithë lojtarët janë në formë, me përjashtim të Noah Okaforit që mungoi në stërvitje në fillim për shkak se po i nënshtrohej një masazhi për shkak të problemeve me shpinën.

Zvicra do të ballafaqohet me Anglinë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të futbollit, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00, raporton KosovaPress.

Kombëtarja helvetike fluturon sot nga Shtutgarti për në Düsseldorf në orën 16:00. Konferenca për mediat para çerekfinales së Anglisë do të zhvillohet në mbrëmje rreth orës 18:00. Përveç trajnerit Murat Yakin, informacion për mediat jep edhe qendërmbrojtësi Fabian Schär.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024