Festa e madhe pas shembjes së regjimit 61-vjeçar në Siri
Bota
Lexohet për: 4 min.
Festa e madhe pas shembjes së regjimit 61-vjeçar në Siri
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Sirianët u mblodhën në sheshin Umajad në Damask për të festuar përmbysjen e regjimit 61-vjeçar Ba’ath në Siri, të dielën, ndërsa në mbrëmje kolona të mëdha veturash kanë rrethuar kryeqytetin.

Shumë demonstrues valëvitën "flamurin e revolucionit" të opozitës, qëlluan të shtëna dhe i binin makinave të tyre ndërsa dyqanet në Al-Hamidiyah Souq mbeten të mbyllura.

Lëvizja popullore e Sirisë, e cila filloi më 15 mars 2011, kur një grup studentësh shkroi në një mur, "Hej doktor (Bashar al-Assad), tani është radha jote" tani ka arritur kulmin në fund të sundimit të Partisë Ba’ath të vendit pas 61 vjetësh, kur forcat kundër regjimit pushtuan kryeqytetin Damaskun të dielën.

Grupet e armatosura që përmbysën regjimin Baath filluan të përleshen me forcat e regjimit në fshatin perëndimor të Aleppo-s në mëngjesin e 27 nëntorit. Grupet fillimisht vendosën kontrollin në Aleppo dhe më pas morën kontrollin e qyteteve Idlib, Hama dhe Homs, dhe të dielën në mëngjes pushtuan kryeqytetin Damaskun.

Ndërsa grupet e armatosura kundër regjimit filluan të dominojnë kryeqytetin Damask, regjimi i Assad-it të dielën në mëngjes humbi shpejt çdo kontroll mbi kryeqytetin dhe regjimi Ba'ath në Siri është shembur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024