Festa e Kurban Bajramit, besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Festa e Kurban Bajramit, besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare
Falja e Kurban Bajramit 27 maj 26 -
27/05/2026 - 07:49
Linku u kopjua

Në atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të madhe, besimtarë të shumtë u mblodhën në orët e hershme të mëngjesit për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Oborret e xhamive ishin të mbushura me besimtarë, të cilët kremtuan një nga festat më të rëndësishme islame duke përcjellë mesazhe paqeje, solidariteti dhe afirmiteti mes njerëzve.

Pas faljes së Kurban Bajramit, qytetarët apeluan për ndihmë ndaj shtresave në nevojë dhe forcim të lidhjeve familjare.

E, mesazhi kryesor i kësaj feste sipas Ibrahim Ilazit, është afrimi me Zotin.

Ndërkaq, Fuat Islami uroi paqe dhe tolerancë për gjithë botën islame dhe më gjerë, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit me të varfrit dhe ruajtjes së harmonisë mes njerëzve.

Ai shtoi se tradita e Kurban Bajramit duhet të shërbejë edhe për afrimin e familjarëve dhe ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë.

“Edhe sot në këtë ditë të madhe të Kurban Bajramit, uroj që, siç është tradita, të vizitohen të afërmit, farefisi, të kenë domethënë më shumë afërsi mes familjarëve, mes të afërmve, të bëhet unifikimi i anëtarëve të familjes të cilët janë deri tani nuk kanë pasur mundësi të jenë afër njëri-tjetrit", u shpreh ai.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot ditën e parë të Kurban Bajramit. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës u mbajt në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026