Bruno Fernandes ka shpërthyer ndaj kritikave për veprimet e tij në fushë, duke këmbëngulur se kjo ka qenë gjithmonë pjesë e lojës së tij dhe pasqyron shpirtin e tij luftarak.
Kohët e fundit ka pasur shumë kritika ndaj portugezit në rolin e tij si kapiten i Manchester United, gjë që ka konsistuar në atë që ai të jetë i ashpër ndaj shokëve të skuadrës dhe së fundmi kërkoi edhe që të zëvendësohej, raporton KosovaPress.
Por 28-vjeçari këmbëngul se nuk e ka qëllim që të mos respektojë kundërshtarët apo referët e ndeshjes.
“Ndonjëherë e kaloj limitin. Unë e di atë. Mund të ndodhë në lojë dhe është e vështirë të kontrollosh emocionet. Por unë kurrë nuk përpiqem të tregoj mungesë respekti me askënd. Të gjithë jemi konkurrues dhe të gjithë duam të fitojmë. Mënyra se si luaj dhe e ndjej lojën, pasioni që ndjej për të, është se si ndihem më mirë dhe si jap maksimumin për ekipin tim dhe për klubin tim. Kjo është arsyeja pse unë luaj në atë mënyrë”, tha Fernandes për “Sky Sports”.
Trajneri, Erik ten Hag i ka qëndruar pranë Fernandes pas reagimit negativ ndaj tij gjatë muajit të fundit, me një tjetër ish-yll të United, Patrice Evra, gjithashtu duke bërë kritika për veprimet e tij në fushë.
Gjithashtu, kishte thirrje që ai të hiqej nga detyra e kapitenit.