Frutat ekzotike, si kivi, goji berry apo avokado që kanë ardhur në vendin tonë 2 dekadat e fundit, tani po arrijnë të kultivohen me sukses nga fermerët në disa zona të Shqipërisë.
Fermerët po tregojnë interes për kultivimin e frutave ekzotike, duke e parë këtë si një mundësi, që nga ishin produkte 100% të importuar, sot mund të eksportohen edhe nga Shqipëria.
Ndërsa fermerë në Vlorë e Tiranë të apasionuar pas avokados, kanë nisur kultivimin e frutit ekzotik, mjaft i kërkuar së fundi nga konsumatori shqiptarë.
Ekspertë të bujqësisë shprehen se, mbjellja e pemës së avokados po tërheq interesin e fermerëve, sepse bima e avokados preferon temperaturat e ngrohta dhe nuk kërkon shërbime specifike.
Aktualisht janë rreth 3 parcela eksperimentalë të mbjella me avokado në zonën e Vlorës, por edhe në Tiranë.
Ata kanë vendosur ta rrisin atë për përdorim personal duke treguar se ky frut mund të rritet mjaft mirë në Shqipëri, sidomos në zona të mbrojtura.