Ferizaj, paraburgim për të dyshuarit për vrasje në tentativë
Lexohet për: 1 min.
Prokuroria Themelore Ferizaj
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve A.K., S.R. dhe F.T., nën dyshimet se kanë kryer veprat penale të sanksionuara. Personi me inicialet A.K.  dyshohet se ka kryer veprat penale vrasja e mbetur në tentative dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Personi F.T. dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e mbetur në tentative, mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe në bashkëkryerje ka kanë kryer veprën penale sulmi. Ndërsa personi i tretë S.R. dyshohet për bashkëkryerje të veprës penale sulmi dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025