Një 11 vjeçare gjeti një portofol me para para një objekti banesor në Ferizaj, të cilat i dorëzoi në Polici.
“Një fëmijë nga Ferizaj, Lira Zhinipotoku 11 vjeçare, para një objekti banesor në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj e ka gjetur një portofol me një shumë të caktuar të të hollave. Ajo në prezencë të prindit të saj, menjëherë paratë e gjetura i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.”, informoi sot Policia.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, siç u bë e ditur, pronarit iu kthyen paratë 99.22 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së .
“Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar Lira Zhinipotokun, njëkohësisht i ka dëshiruar shëndet dhe suksese në të ardhmen për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë .”, shtoi tutje Policia.