Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor më 6 janar 2024, rreth orës 20:56, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në Babush, ka ndaluar ngasësin e automjetit E.H. (24), pasi në zonën e kufizimit prej 50 kilometrash në orë, ka zhvilluar shpejtësi 129 kilometra në orë.
Policia ka shqiptuar gjobë për 24-vjeçarin prej 300 eurosh, tri pikë negative, tre muaj masë mbrojtëse dhe heqje e patentë-shoferit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te ngasësit e automjeteve të respektojnë shenjat e trafikut, pasi veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Po ashtu, fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke njoftuar çdo rast përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” ose të thërrasin në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, ndërkohë që të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.