Ferdinand: Casemiro është më i mirë se Partey
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rio Ferdinand beson se nuk duhet të ketë krahasime mes mesfushorit të Manchester United, Casemiro dhe atij të Arsenalit, Thomas Partey, pavarësisht se ky i fundit po kalon një sezon fantastik.

Ferdinand thotë se Casemiro e fshin Parteyn me ndikimin e tij në lojë, duke përmendur statistikat si bazë për argumentin e tij, para ndeshjes mes Arsenalit dhe United këtë të diele, raporton KosovaPress.

“Unë mendoj se rëndësia për skuadrat e tyre... ju mund të argumentoni të dyja palët në mënyrë të barabartë. Por më pas, kur ju shihni përmes statistikave, Casemiro e fshin atë”, tha Ferdinand në “Vibe with Five Podcast”.

Ish-mbrojtësi i Manchester United nuk beson se Partey mund të bëjë punën që po e bënë Casemiro te skuadra e Erik ten Hag.

“Unë nuk mendoj se ai ka ndikim në mbrojtje për United, por në top ai po bën më shumë”, tha Ferdinand.

Megjithatë, Ferdinand e lavdëroi Parteyn për paraqitjet fantastike këtë sezon.

“Me top, ai po bënë më shumë. Ai po e dirigjon lojën për Arsenalin. Ai po bën pasime që nuk e kam ditur që mund t’i bëjë. Aftësia e tij e pasimit është e pabesueshme”, tha Ferdinand.

Casemiro ka qenë një lojtar kyç për United nën drejtimin e Erik ten Hag, pasi iu bashkua United për 75 milionë euro nga Real Madridi në verë. Ylli brazilian, 30 vjeçar, ka pesë asistime dhe dy gola në 27 paraqitjet e tij për “Djajtë e Kuq” këtë sezon, dhe ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në mesfushë.

Partey ka qenë gjithashtu pjesë kyçe në gjysmën e parë të sezonit të shkëlqyer të Arsenalit, me “Topçinjtë” që kanë fituar 15 nga 18 ndeshjet e tyre të para në Premier Ligë.

Si Casemiro ashtu edhe Partey do të kenë mundësinë të shkëlqejnë përsëri kur skuadrat e tyre përballen për herë të dytë këtë sezon, ndërsa Arsenali kërkon të rrit diferencën prej tetë pikësh në krye të tabelës së Premier Ligës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024