Një sondë hapësinore që vëzhgon planetin nga orbita e Marsit ka kapur atë që duket shumë si pemë pranë polit verior të planetit të kuq.
A kanë përfunduar tashmë spekulimet për ekzistencën e jetës në Mars? Kjo është ndoshta ajo që shumë përdorues të internetit po pyesnin kur filluan të qarkullojnë fotot e çuditshme të marra nga sonda Mars Reconnaissance nga orbita e këtij planeti.
Poli verior i planetit të kuq është i mbuluar nga ngrica e përhershme e bërë nga dyoksidi i karbonit të ngrirë (i ashtuquajturi "akulli i thatë"), ngjashëm me mënyrën se si akulli i ujit mbulon polet në Tokë.
Rreth Polit të ngrirë të Veriut në Mars është një "unazë" dunash që ngjajnë me dunat e rërës në shkretëtirat në Tokë. Ato janë të mbuluara me një shtresë të hollë pluhuri dhe copa akulli të thatë, shkruan portali ueb space.com. Ndërsa akulli i thatë fillon të shkrihet në kushte më të ngrohta, ai shtyn rërën e errët të bazaltit në sipërfaqen e dunave.
Edhe pse këto “vija” të errëta na kujtojnë pemët, në realitet ato nuk janë të drejta, pra nuk “shikojnë” në ajër, por shtrihen në tokë.
Vetëm truri ynë i interpreton ato në atë mënyrë, pasi që imazhi me të vërtetë ngjan me imazhet e pemëve që ne njohim në Tokë.