Fëmijët e entuziazmuar i këndojnë Ditës së Evropës
Lexohet për: 2 min.
europeday-090524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Në aktivitetet e organizuara për Ditën e Evropës në sheshin “Zahir Pajaziti”, nuk mungoi as performanca e korit të fëmijëve Okarina, dhe aktivitetet e tjera argëtuese për fëmijë dhe familje. Një nxënëse e klasës së katërt, Tuana Krasniqi ka thënë për KosovaPress, se klasa e saj ka përgatitur aktivitete të ndryshme për këtë ditë, sepse Kosova synon që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Ne këtu kemi përgatitur shumë aktivitete për ditën e Evropës, sepse ne synojmë që të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo është një ditë shumë e gëzuar për Kosovën”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, nxënësja tjetër, Lira Beqiri ka treguar se ka një javë që janë përgatitur për aktivitetet e sotshme.

“Ne të gjithë jemi përgatitur që një javë që të bëjmë këtë aktivitet për Ditën e Evropës...Kjo ditë është e rëndësishme për Kosovën që ne duam të bashkohemi me Evropën”, ka shtuar ajo.

Po ashtu, Amelia Gashi, është shprehur se gjatë javës së kaluar mësuesit i kanë mësuar për rëndësinë e Bashkimit Evropian.

“Mësuesit dhe mësueset na kanë mësuar për një javë ditë për rëndësinë e Evropës”, është shprehur Gashi.

Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Kjo ditë tashmë ka vite që festohet edhe në Kosovë, ku për nder të saj, do të organizohen aktivitete të ndryshme nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024