Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, sot ka kërkuar nga deputetët e pozitës dhe të opozitës që nesër ta votojnë ndarjen e mjeteve të trustit pensional.
FSPTSPK ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të bëhen të sinqertë me punëtorët e sektorit privat të Kosovës dhe ta votojnë këtë ligj.
“Deputet të pozitës dhe opozitës votojeni ndarjen e mjeteve të trustit pensional nesër
Duke u nisur nga gjendja e rëndë socio-ekonomike ,nga inflacioni I lartë , varfri e përcjellë edhe nga periudhat e kaluara , nga kredit e rënda që s’po mund ti a dalim ti shlyejmë , nga pagat sa për ti thënë pagë ,qe as për një javë s’po na mbulojnë , duke u nisur nga ajo se nga ky popull dhe më mirë të themi shumica e punëtorëve të sektorit privat ju votuan me bindje se ju do ti mbroni interesit e tyre ligjore më mirë se të tjerët , ju bëj apel pozitë e opozitë që ta votoni ligjin për ndarjen e 30% të trustit .s pakut njëherë pas dy vitesh bëhuni të sinqertë me punëtorët e sektorit privat të Kosovës dhe votoni këtë ligj . Pse duhet votuar këtë ligj të gjithë deputetët
S’kemi ngritje të pagës minimale
S’kemi marrëveshje kolektive
Deri sa punëtorëve të sektorit publik ju ndat stimulim për inflacion, neve jo
Punëtorët shëndetësor morën stimulim për rrezikshmëri në punë nga kovidi ,shumë punëtorë të sektorit privat punuan bashkë në një vend , ne nuk u stimuluam.
Një punëtorë dje tha ,ata që se votojnë ndarjen e trusti ju thafshin gishtat , ne marrim vetëm nga 250 eu e edhe ma pak, e jo si pushtetarët qe s din nga sa I marrin , dhe këta s din qa është varfëria.”, është bërë e ditur në komunikatën e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.