FBK-së i besohet organizimi i ngjarjes madhore të basketbollit
Lexohet për: 2 min.
3x3
1 vit më parë
Linku u kopjua

FBK organizon edhe një ngjarje madhore, kësaj radhe FIBA 3x3 U23 Nations League

Federata e Basketbollit e Kosovës ka fituar të drejtën për të organizuar një tjetër ngjarje madhore. Kësaj radhe FBK do të organizojë FIBA 3x3 U23 Nations League.

Kjo është hera e parë që në vendin tonë organizohet një ngjarje e tillë, kurse Kosova ka qenë mikpritëse e FIBA Kampionateve Evropiane, Divizioni B dhe C, si dhe Challenger.

FIBA 3x3 Nations League është një garë kombëtare e FIBA 3x3 për meshkuj dhe femra nën moshën 23 vjeç, që ka filluar të organizohet në vitin 2017.

Kjo garë ofron një mundësi të mirë për talentet e së ardhmes që të përmirësojnë aftësitë e tyre në përgatitjen për kategorinë seniore dhe garat elitare siç janë FIBA 3x3 Kupa e Botës, Lojërat Olimpike etj.

Federatat Kombëtare që marrin pjesë në këtë program duhet të regjistrojnë 1 ekip të meshkujve dhe 1 të femrave në çdo "stacion" të FIBA 3x3 U23 Nations League.

Federata e Basketbollit e Kosovës  për herë të parë do të merr pjesë në këtë garë, por edhe do të bëjë organizimin e një “stacioni” të Nations League në vendin tonë në datat 10-12 Korrik 2023.

Në FIBA 3x3 Nations League marrin pjesë 12 ekipe (meshkuj/femra).

FIBA 3x3 Nations League 2022 përmban një rekord me pjesëmarrje të 57 Federatave Kombëtare në këtë garë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024