Tetë vjet më parë, përkatësisht në vitin 2015, Federata e Basketbollit të Kosovës u pranua me të drejta të plota në FIBA. 13 marsin FBK e konsideron si datë me fat për basketbollin vendor pasi Kosova u pranua me të drejta të plota në këtë organizatë.
Pranimi në FIBA më pas hapi dyert për shumë suksese në arenën ndërkombëtare ku Kosova përfaqësohet me të gjitha grupmoshat.
Vite të tëra angazhim dhe punë u finalizuan me sukses, ndërsa gjenerata të tëra kanë punuar për këtë ditë të veçantë për basketbollin e Kosovës.
Më 13 Mars 2015, Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s me votim unanim pranoi FBK-në në gjirin e saj. Më pas Kosova ishte pranuar edhe në FIBA Evropa.
Nga pranimi, Kosova me sukses ka organizuar disa ngjarje të rëndësishme evropiane, ndërsa garon me të gjitha grupmoshat në arenën ndërkombëtare, si dhe me Kosovën A, e po ashtu edhe klubet kosovare janë pjesë e garave evropiane.
FBK do të jetë gjithmonë mirënjohje FIBA-s për pranimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që jep për basketbollin e Kosovës.