FBK organizon Punëtorinë për Implementimin e Sportit të Unifikuar
Lexohet për: 1 min.
basket
2 vite më parë
Linku u kopjua

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Organizatën Olimpiada Speciale e Kosovës dhe SO Germany, si dhe GIZ do të organizojnë Punëtorinë për Implementimin e Sportit të Unifikuar. 

Kjo Punëtori do të mbahet nga 28 deri më 30 Janar në Prishtinë. Punëtoria ka të bëjë me Implementimin e Sportit të Unifikuar. Kjo punëtori po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe për qëllim e ka implementimin e Sportit të Unifikuar në shoqërinë tonë, si në shkolla, klube e tjera.

Pikërisht në punëtorinë e parë i është dhënë prioritet basketbollit si sport, ndërsa nga Federata e Basketbollit e Kosovës janë ftuar tre trajnerë: Driton Obërtinca, Agnesa Robaj dhe Valentin Spaqi.

Në këtë punëtori ligjërues do të jenë Micheal Newton dhe Tobias Antoni. Në përmbyllje të këtij projekti do pajisen edhe me certifikata si trajner për implementimin e sportit të unifikuar, ku këto certifikata planifikohen të shpërndahen në fund të projektit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024