FBK dhe Albi Mall nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Basketbollit të Kosovës ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi me kompanin Albi Mall, e vlefshme për katër vitet e ardhshme.

Me këtë rast, sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka thënë se FBK dhe Albi Mall përmes kësaj marrëveshje bashkojnë forcat për ta zhvilluar basketbollin e Kosovës.

Ndërsa, përfaqësuesi i Albi Mall, Albi Humolli, deklaroi se qëllimi i kësaj kompanie është që përmes investimeve në sport ta çoj një hap për tutje sportin në Kosovë.

“Ne si kompani shumëvjeçare në tregun e Kosovës e dimë sa është e rëndësishme të investojmë në kulturë dhe sport dhe kjo na bënë shumë më të lehtë kur shohim një grup njerëzish që e sheh rëndësinë e sportit në shtetin tonë të Kosovës dhe kjo na bërë më të lehtë që të bashkëpunojmë me federata si kjo...Marrëveshja është katër vjeçare dhe kjo tregon seriozitetin e kompanisë sonë që të investojë në sportin e Kosovës dhe tregon besimin tonë në sportin e Kosovës”, tha Humolli.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024