FBK dënon ashpër sjelljet në gjysmëfinalet e Play-Off-it
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FBK dënon ashpër sjelljet në gjysmëfinalet e Play-Off-it
basketboll
29/04/2026 - 18:31
Linku u kopjua

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka reaguar zyrtarisht pas ndeshjeve gjysmëfinale në Pejë dhe Mitrovicë, duke dënuar fyerjet në kor dhe sjelljet anti-sportive në tribunat e "ProCredit Superligës".

Një shqetësim i veçantë është ngritur për palestrën në Pejë, ku krahas thirrjeve nga tifozët, u përdorën edhe mjetet e zërimit të vetë palestrës për të përçuar mesazhe fyese, veprim ky që u cilësua si i papranueshëm.

FBK njoftoi se ka ndërmarrë masa disiplinore dhe ka paralajmëruar organizatorët se nuk do të ketë asnjë tolerim për prishjen e integritetit të sportit në vazhdim të garave.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026