Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka theksuar rreziqet që kanë eliminuar bashkë me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai teksa tha se po i afrohen përmbushjes së mandatit të parë qeverisës bashkë me Vetëvendosjen, ka thënë se nuk do të ndalen së luftuar krimin dhe korrupsionin.
"Ne po i ofrohemi përmbushjes së mandatit të parë më qeverisje bashkë me Vetëvendosjen, në të cilën na bashkoi Kosova e për këtë mandat jemi tepër krenar sepse kemi eliminuar rreziqe të shumta e shmangëm disa të tjera që i kanoseshin Kosovës, e do të jemi sërish bashkë për të eliminuar rreziqet eventuale. Bashkë me Vetëvendosjen, eliminuam skenarët ogurzi për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, Kosova fitoi betejën e agresionit me Serbinë në Banjskë të Zveçanit falë gatishmërisë së djemve që ka Kosova, sikurse është heroi më i ri i Kosovës, Afrim Bunjaku. Kosova nuk ndahet, nuk copëtohet, sepse të gjithë ne për Kosovën një ditë jemi të gatshëm të jemi Afrimi", shtoi Peci.