Fantastike, Kosova lufton për medaljen e bronztë në Botërorin e karatesë
Lexohet për: 1 min.
13-Fantastike
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ekipi i Kosovës në karate do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të karatesë, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në disiplinën ekipore, vashat tona në përbërje me Fortesa Oranan, Vlera Qerimin, Hatixhe Zejnullahun e Albulena Gërvallën regjistruan tri fitore, raporton KosovaPress.

Ato mposhtën dje karateiste nga Anglia, kurse sot në repesazh fituan ndaj Zvicrës dhe Francës.

Ndërkaq, vashat tona i rikthehen aksionit të dielën, ku përballen me Kazakistanin për të synuar suksesin historik, medaljen e bronztë.

Në anën tjetër, ekipi i djemve u rendit në vendin e nëntë, ku e mposhtën Belgjikën por pësuan humbje sot nga Jordania dhe Italia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024