Kur shqiptari të jep besën, vetëm vdekja mund të bëjë që të mos përmbushet ajo. Kështu thotë, Ichak Adizes, familja hebreje e të cilit ishte ndihmuar nga shqiptarët. Ai është një prej personave që Fondacioni shqiptaro-Amerikan, ka prezantuar si familje që ishin shpëtuar nga shqiptarët në kohën e Holokaustit.
Në një bisedë përmes videolidhjes, në kuadër të seminarit që Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael kanë organizuar në Prishtinë, Adizes ka thënë se synon të vizitojë Kosovën në mënyrë që të falënderojë popullin për ndihmën e dhënë.
Ajo tha se Kosova është vendi ku kanë gjetur strehë shumë shtete të tjera.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Në murin që u vendos në Parkun e Qytetit prej sot do të qëndrojnë emrat e 23 familjeve që ndihmuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky mur është dëshmi e një miqësie të garantuar të popullit shqiptar dhe atij hebre, derisa e vlerësoi si frymëzim për brezat e ardhshëm./A.Drenica