Familjarët tregojnë datën e ceremonisë mortore të Faton Hajrizit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ceremonia mortore e Faton Hajrizit do të bëhet të dielën, në ora 14:00 në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të qytetit të Skenderajt.

Lajmi është bërë i ditur sot nga familja Hajrizi përmes një postimi në Facebook.

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit u soll mbrëmë pas mesnate nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare. Ai u vra nga policia serbe më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë. Hajrizi kishte ikur nga burgu i Smrekovnicës më 6 korrik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024