Përfaqësues të institucioneve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë, kanë bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së tij dhe aktivistit Mon Palaj në protestën kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.
Në homazhe morën pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca së bashku nënkryetaren, Saranda Bogujevci, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministirn e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, deputetë dhe disa kryetarë të komunave.
"Sot është 16-të vjetori i Arbenit, dhimbja është shumë e madhe dhe nuk ka fjalë që ta përshkruajë këtë ditë. Ne shpresojmë për drejtësi dhe mbas 16-të viteve shpresojmë që një ditë do të vjen", u shpreh ajo.
Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt 2007 nga Policia rumune e UNMIK-ut, 16 vite më parë.
Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishe edhe shumë të plagosur. Ndërkohë, lotsjellësi që është përdorur nuk ishte parë asnjëherë më herët por as deri më sot. Madje, erërat e lotsjellësit nuk u hoqën pesë ditë nëpër sheshet e Prishtinës.
KMDLNj ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që viktimat e Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa, familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës.
KosovaPress po ua sjellë fotografitë të realizuara nga ekipet tona.