Përmbytjet në Drenicë kanë lënë pasoja të mëdha materiale. Familja e Xhafer Zyhranit nga Llausha e Skënderajt ka mbetur pa kulm mbi kokë si pasojë e rrëzimit të shtëpisë nga vërshimet e djeshme.
Kryefamiljari Xhafer Zyhrani ka deklaruar për KosovaPress se jeta e pesë anëtarëve të familjes së tij ka qenë në rrezik, derisa ata janë evakuar nga ekipet emergente të komunës së Skënderajt.
“Dëmet janë krejt çka ekzisiton në një ekonomi familjare. Familja ka shpëtuar, ndërsa shtëpia, vetura e traktori të gjitha janë të dëmtuara. E falënderoj komunën që na kanë evakuar, sepse s’kemi mundur as dyert me i hapur… Shtëpia e rrëzuar ka qenë e banueshme. Kemi qenë të bllokuar, ndërkohë kanë ardhur të komunës dhe na kanë avakuar. Anëtarët e familjes i kam të strehuar tek motra në Skënderaj”, ka thënë ai.
Kryetari i komunës, Fadil Nura gjatë ditës ka thënë se dëmet materiale në Skënderaj, si rrjedhojë e vërshimeve në 24 orët e fundit, janë të mëdha. Sipas tij, në bazë të të dhënave preliminare, dëmet kapin vlerën e miliona eurove.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot ka informuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit ditëve të fundit është përkeqësuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit. Sipas IHMK-së, situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të vendit.
Instituti ka bërë të ditur se reshjet e shiut me intensitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar, duke u bazar në situatën e vështirërsuar hidrologjike, ku lumenjtë kanë dalur prej shtetërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje.