Falja e tatimit në pronë, Ministria e Financave njofton komunat për vendimin e Kushtetueses
Lexohet për: 2 min.
MEF-fotot_Xhemail Sllovinja (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në lidhje me faljen e tatimit në pronë për tatimpaguesit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i ka njoftuar Komunat e Kosovës për përmbajtjen e aktgjykimit, si dhe për afatin e përcaktuar nga Gjykata për zbatimin e dispozitës ligjore për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 deri në vlerën prej 100 eurosh.

Si rrjedhojë, komunat janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë, e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për 2023, por jo më shumë se njëqind euro.

Kushtetuesja merr vendim për faljen e tatimit në pronë, reagon ministri Murati - KosovaPress

Tatimpaguesit e komunës e cila e merr këtë vendim, do të përfitojnë nga falja deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për 2023, por jo më shumë se njëqind euro, ndërsa ata të cilët e kanë paguar tatimin në pronë për 2023 shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese.

Departamenti i Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve do të jetë në dispozicionin e komunave për sqarime shtesë lidhur me këtë çështje, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024