Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka bashkangjitur sot faktet mbi vrasjet dhe zhdukjet në qytetin e Skenderajt, në ditën e tërheqjes së Misionit Verifikues të Kosovës (MVK) të OSBE-së nga Kosova.
Sipas urdhrit të Komandës së Përbashkët për K dhe M, nga data 19.3.1999, njësitë e br.mt. 125. Të UJ-së, një qetë e NJPP nga Uzhica, dhe njësitë e br.mt. 37 të UJ-së kanë qenë të pranishme në zonën e Polacit/Poljance – Skënderaj/Srbica me detyrën “për të zhbllokuar drejtimin Klinë/Skënderaj (Klina-Srbica) dhe qytetin Skënderaj/Srbica.“ Vendi i komandimit ka qenë në rajonin e fabrikës së municionit në Skënderaj. Anëtarët e Misionit Verifikues të Kosovës (MVK) i OSBE-së, në datën 19.3.1999 e kanë lëshuar Skënderajn.
Tetë burra janë vrarë në katër shtëpi
Nebih (Hazir dhe Hyla) Vojvoda (48)
Sadri (Zenel dhe Fahrije) Gashi (45)
Januz (Halit dhe Mihane) Kalleci (61)
Musli (Dibran dhe Zelfije) Shala (29)
Sabit (Beke dhe Hamide) Veliqi (39)
Po ashtu, janë vrarë gjashtë njerëz nëpër shtëpi te trafo-stacioni dhe në pyll
Veli (Hasan dhe Slavka) Mustafa (34)
Xhavit (Rexhë dhe Elshame) Sylejmani (39)
Milazim (Sadik dhe Mihane) Rexha (27)
Hajdin (Maliq dhe Elfije) Aruqi (79)
Në mesin e zhdukjes së burrave të ndaluar dhe zhdukjes së trupave të të vrarëve kanë qenë:
Burim (Isuf dhe Raza) Gashi (20)
Qemajl (Xhafer dhe Remzije) Neziri (15)
Sejdi (Zeqir dhe Emine) Zeqiri (40)
Refki (Zeqir dhe Emine) Zeqiri (24)
Muhamet (Ferat dhe Raza) Zenuni (39)
Xhevdet (Zenel dhe Rabishe) Zenuni (19)
Shaip (Gani dhe Sadije) Azemi (26)
Faton (Gani dhe Sadije) Azemi (22)
Halim (Qerim dhe Ajkune) Gucati (56)
Muhamet (Sheqir dhe Naxhije) Fazliu (30)
Ndryshe, sot janë bërë 24 vjet nga krimi serb mbi qytetarët e Skenderajt./KosovaPress