Fajon: BE ta pranojë Shqipërinë maksimumi deri në 2030-ën
Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon në fjalën e saj në konferencën e përbashkët me homologun e saj nga Shqipëri, Igli Hasani, deklaroi se vitin e ardhshëm në Durrës do të hapet konsullata sllovene.

Duke u ndalur te dëshira dhe nevoja për intensifikimin e marrëdhënieve Shqipëri-Slloveni, Fajon u shpreh se duhen krijuar lidhje ajrore mes dy vendeve në të ardhmen.

Ajo theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është fokusuar në fusha të ndryshme, por fusha ekonomike zë vendin kryesor.

Kjo e fundit deklaroi se Sllovenia është pjesë e shumë projekteve zhvillimore në Shqipëri, ndërsa u ndal te asistenca teknike e ofruar ndaj Shqipërisë për integrimin europian.

Fajon garantoi se Sllovenia do jetë mbështetëse e sigurt e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Sllovenia në veri dhe Shqipëria në jug të rajonit janë aleatë të ngushta. Do kemi bashkëpunime të mëtejshme në fushën e ekonomisë, shpreh gatishmërinë për të nënshkruar memorandume dhe protokolle të ardhshme. Memorandumi i mirëkuptimit për turizmin do nxisë bashkëpunim në këtë fushë. Padyshim, na duhet të krijojmë edhe lidhje të tjera ajrore në të ardhmen. Në Durrës do kemi konsullatën tonë vitin e ardhshëm...9.91 Sllovenia është një mbështetëse e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe dëshirojmë ta shikoj Shqipërinë si një anëtare të BE-së. Sllovenia është një përklrahse e hapjes së negociatave dhe gjithnjë ka shprehur vlerësimin e saj për të gjitha arritjet e deritanishme në zbatimin e gjithë kritereve. Mesazhi im sot është që unë shpresoj që Shqipëria të ketë mundësinë për ta hapur grupin e parë dhe shpresojmë që në shtator të kemi përgjigje pozitive për parafinancimin e gjithë reformave të nevojshme...Sllovenia do të jetë një mbështetëse e sigurt për integrimin në BE, është nevojë strategjike për të pasur vendin tuaj në rajon. Shpresoj që BE të jetë gati për t’iu pritur maksimumi në 2030”, tha ajo.

Kurse, ministri Igli Hasani tha se ndër të tjera kanë diskutuar edhe për rrugëtimin drejt Evropës së bashkuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024