Fahrije Hoti thërret konferencë për të demantuar ministrin Peci
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Fahrije Hoti thërret konferencë për të demantuar ministrin Peci
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Udhëheqësja e Kooperativës Bujqësore “Krusha” Fahrije Hoti do të mbajë të hënën konferencë për media për të demantuar ministrin e Bujqësisë Faton Peci se ndaj saj më 2017 ishte ngritur një padi për kthimin 17.800 eurove.

Hoti tha se akuzat janë të pavërteta, andaj do të prezantojë fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime.

“Kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë. Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga Peci”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Konferenca mbahet në sallën e konferencave “KB KRUSHA”, duke filluar në ora  11:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024