“Fadil Vokrri” ndriçohet sonte për një superderbi
Lexohet për: 1 min.
fadil-vokkri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Reflektorët e stadiumit “Fadil Vokrri” do të ndizen edhe sonte, por kësaj radhe për një ndeshje të Superligës së Kosovës.

Bëhet fjalë për ballafaqimin e dy gjigantëve të futbollit kosovar, Prishtina dhe Ballkani që ndeshen në kuadër të xhiros së tetë të kampionatit duke nisur nga ora 20:00, raporton KosovaPress.

Ballkani vjen pas fitores së madhe në mesjavë ndaj Dinamos së Zagrebit në Ligën e Konferencës me rezultat 2-0 dhe dëshiron ta ruajë epitetin e lideri të tabelës së Superligës.

Prishtina nga ana tjetër po kalon nëpër një krizë të rezultateve. Në pesë ndeshjen e fundit, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka katër barazime dhe një humbje duke u renditur në vendin e pestë me 11 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025