FA Cup/Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme
Kanë përfunduar 11 nga 12 ndeshjet e programit të sotëm të FA Cup angleze, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante.
Dy gjigandët e Premier Ligës angleze, Manchester City dhe Chelsea nuk kanë lënë vend për befasi, kështu duke mposhtur kundërshtarët e tyre, përcjell KosovaPress.
Chelsea e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Plymouth Argyle, kurse Manchester City ka shënuar fitore të thellë 4:1 kundër skuadrës së Fulham.
Trajneri Frank Lampard ka debutuar me fitore te Evertoni, pasi që ky i fundit e mposhti me rezultat 4:1 Brentfordin.
Ndërkaq, befasi ka bërë skuadra e Milot Rashicas Norwich City, e cila e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Wolverhampton.
Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme që kanë përfunduar në FA Cup i gjeni më poshtë.
Chelsea 2:1 Plymouth Argyle
Kidderminster 1:2 West Ham United
Crystal Palace 2:0 Hartlepool
Everton 4:1 Brentford
Huddersfield 1:0 Barnsley
Manchester City 4:1 Fulham
Peterborough 2:0 QPR
Southampton 2:1 Coventry
Stoke City 2:0 Wigan
Wolverhampton 0:1 Norwich City
Cambridge United 0:3 Luton