Exin Shpk më 4 qershor organizon program për fëmijë - do të ndahen edhe shumë dhurata
Lexohet për: 4 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kompania Exin Shpk së bashku me bashkëpunëtorë do të organizojë një program zbavitës për fëmijë më 4 qershor në lagjen “Tokbashqe” në Prishtinë nga ora 13:00 deri 17:30.

Aktivitetet janë të parapara për fëmijët e grup-moshave nga 6 muaj deri ne 7-vjeç. Për secilën grup-moshë do të jenë të organizuara së paku nga dy aktivitete: dy aktivitete për fëmijët e grup-moshës 6 muaj deri 2-vjeç, dy aktivitete për grup-moshat 2-4 vjeç, si dhe dy aktivitete për grup-moshën 4-7 vjeç.

Aktivitetet do të organizohen në formë të garave të ndryshme, ku grupe të ndryshme të cilat dalin fitues do të kenë mundësi të përfitojnë dhurata të ndryshme nga brende dhe institucione te ndryshme cilësore.

Secili grup do të jetë përfaqësues i një nga brendeve apo institucioneve, të cilat janë organizuese të këtij programi për fëmijë dhe të cilat do të shpërndajnë dhurata të ndryshme për secilin nga fëmijët pjesëmarrës.

Grupet do të emërtohen në këtë mënyrë:

Gr.1 Pathway

Gr.2 Empatia

Gr.3 Huggies

Gr.4 Vimea

Gr.5 Babynova

Gr.6 Bubchen

Secili nga grupet do të kenë mundësinë të vihen në garë me njëri-tjetrin, si dhe grupi fitues do të përfitojë dhurata nga brendi të cilin e përfaqëson.

Aktivitetet e dizajnuara përveçse mjaft argëtuese, në të njëjtën kohë janë aktivitete të cilat prekin fusha të ndryshme të zhvillimit te fëmijët, përfshirë zhvillimin fizik, emocional, kognitiv, social, si dhe zhvillimin e gjuhës dhe të folurit.

Përmes lojës fëmijët kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre sociale dhe motorike, të rrisin kapacitetin për të mësuar, të zhvillojnë aftësi të shëndetshme kognitive dhe emocionale, të rrisin vetëbesimin, përqendrimin dhe koordinimin sy-dorë që në moshë të re.

Aktivitetet e dizajnuara për grup-moshat 6 muaj – 2 vjeç:

1. Një garë e vogël dhe e këndshme mes bebeve se cila prej tyre do të arrijë të zvarritet më shpejt deri te prindërit të cilët i presin në fund të garës. Bebja e cila fiton garën do të ketë mundësinë në përfitojë dhuratë nga brendi Bubchen apo nga Vimea.

2. Loja e dytë përfshinë një shportë me topa të ndryshëm ku secili top përfaqëson nga një brend. Cilindo top që përzgjedhin bebet, përfitojnë nga një dhuratë nga ta.

Aktivitetet e dizajnuara për grup-moshat 2 vjet – 4 vjeç:

1. Përmes shiringave të mbushura me ngjyra të ndryshme, fëmijët do të kenë mundësinë të krijojnë disa vepra arti në maketa të cilat do të vendosen përball tyre në një distancë prej 1.5 metra. Ky aktivitet është një ide mjaft argëtuese për të zbavitur fëmijët dhe në të njëjtën kohë për të zhvilluar edhe aftësitë e tyre motorike. Grupi fitues merr dhurata nga brendi Huggies.

2. Secili nga fëmijët, përfaqësues të grupit do të hedh disqet e tyre, cilido nga ta që i hedh disqet në distancë më të largët është fitues I lojës. Fituesi përfiton dhurata nga Babynova.

3. Bouling

Aktivitetet e dizajnuara për grup-moshat 4 vjet – 7 vjeç:

1. Gara me thasë është një lojë zbavitëse në të cilën fëmijët do të duhet të garojnë duke kërcyer për të arritur vijën e finishit. Ata do të duhet të vendosin 2 këmbët e tyre në një thes dhe ta mbajnë atë në bel.

2. Gara me vezë dhe lugë: Secili nga fëmijët do të mbajë në gojë një vezë dhe një lugë. Fëmija i parë që arrin në vijën e finishit dhe kthehet pa hedhur vezën fiton. Nëse veza bie, fëmija duhet të fillojë lojën nga fillimi.

3. Goditja me shigjeta e balonave me ujë në një distancë prej 2.5 metra.

Aktivitete në të cilat përfshihen edhe prindërit:

1.  Një ndeshje e shkurtër futbolli me fëmijët dhe prindërit

2.  Një garë mes prindërve ku ata iu bëjnë masazh bebeve të tyre. Instruksionet jepen nga Vimea.

Pjesa e fundit përfshinë një sesion informues ku terapistë nga Klinika Empatia ndajnë informacione dhe këshilla të ndryshme të cilat lidhen me prindërimin.

Maskotat:

Si përfundim i  programit janë maskotat ku fëmijët do të kenë mundësinë të argëtohen duke kënduar dhe kërcyer me këngët e tyre më të dashura.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024