Nga Shqipëria në Poloni, Evropa ka një mori destinacionesh të përshtatshme për ski dhe për t’u eksploruar, shkruan gazetarja Katy Dartford në një artikull të publikuar në euronews.travel me qendër në Bruksel.
Kur imagjinoni skijimin në Evropë, të parat që ju vijnë në mendje jane Alpet, duke kaluar nëpër Francë, Zvicër, Austri dhe Itali.Alpet Shqiptare janë renditur mes 13 vendeve më të bukura për ski në Evropë, transmeton ATSh.
Bjeshkët e Nemuna
Kufiri malor midis Malit të Zi dhe Shqipërisë veriore, i njohur gjithashtu si Alpet Shqiptare pret vizitorë gjatë sezonit dimëror.
Sipas folklorit vendas, “Bjeshkët e Nemuna” u krijuan nga djalli kur u lëshua nga ferri për një ditë të vetme të keqe.
Këtu ndihesh larg, shumë larg Evropës së shekullit të XXI.
Si pjesa më e lartë e të gjithë Alpeve Dinarike, të cilat kalojnë zig-zag në të gjithë gadishullin e Ballkanit perëndimor, “Bjeshkët e Nemuna” ofrojnë linja të pjerrëta skijimi nga majat, si Maja e Jezercës me pamje mahnitëse të Shqipërisë veriore, Kosovës dhe verilindjes së Malit të Zi.
Këtu mund të qëndroni në shtëpitë pritëse ose në një nga bujtinat dimërore.
Nuk ka opsione “apres-ski”, për aktivitete pas skive, por mund të ngroheni duke provuar rakinë e kumbullës të bërë në shtëpi, një pije tradicionale shqiptare.