Eurodeputeti austriak: BE të caktojë njerëz të denjë dhe të paanshëm në proces të dialogut
1-First
Lexohet për: 2 min.
Mandl-121024
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pak javë para konstituimit të strukturave të reja në Bashkimin Evropian, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl kërkon nga Komisioni Evropian të caktojë njerëz të denjë dhe të paanshëm për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi. Ai thekson se vetëm në këtë formë mund të ketë sukses dialogu dhe palët të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Përkitazi me këtë, Mandl thotë se modeli i Tirolit Jugor është një shembull i mirë për Asociacionin, të cilin Kosova mund ta merr parasysh, derisa nënvizon se i njëjti s’duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Ai kritikon edhe Serbinë për sjellje dhe qasje agresive ndaj Kosovës. Ndërkaq, nënvizon nevojën që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Mandl për KosovaPress, thekson nevojën që Kosova dhe Serbia të kenë qasje konstruktive në kuadër të dialogut të Brukselit.

Eurodeputeti austriak thekson se Kosova duhet të përmbushë përgjegjësitë e veta sa i përket Asociacionit, mirëpo i njëjti s’duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Ai kërkon edhe pasoja të qarta për Serbinë nëse nuk zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Në anën tjetër, Mandl e konsideron të domosdoshme largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. 

I pyetur për përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, ai thotë se për dallim nga vendet të tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova është një sistem demokratik funksional.

.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024