Euro pa Spanjën, Liga e Kampionëve pa klube spanjolle?
Lexohet për: 2 min.
f32f3
7 muaj më parë
Linku u kopjua

UEFA po ndjek se çfarë po ndodh në futbollin spanjoll dhe mund të reagojë duke përjashtuar klubet spanjolle nga garat e tyre, shkruan gazeta AS. Nëse politika përfshihet në futboll, mund të jetë një dënim që do ta marrë në konsideratë organi më i lartë i futbollit në Evropë, sipas gazetës spanjolle. Barcelona dëshiron të padisë Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) për atë që e konsideron një padrejtësi në El Classico. Në këtë mënyrë, debati nëse Barcelona u dëmtua në humbjen 2:3 nga Real Madrid për anulimin e golit, i cili sipas katalanasve duhej të ishte njohur, duhet të zgjidhej përmes gjykatave.

Përveç këtij rasti, UEFA-s nuk i pëlqen fakti se Federata Spanjolle e Futbollit ende nuk ka zgjedhur presidentin e ri dhe për shkak të skandalit korruptiv, disa prej kandidatëve janë pezulluar. Po ashtu, Luis Rubiales, ish-presidenti i Federatës, është pezulluar nga të gjitha detyrat për tri vjet për shkak të skandalit seksist në finalen e Botërorit për femra. Sipas AS, kjo do të thotë se klubet spanjolle nuk do të mund të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencave, dhe kombëtarja spanjolle në Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024