Euro 2024: Xhaka, lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Hungarisë
Lexohet për: 1 min.
3-Granit Xhaka
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Zvicrës e nisi Kampionatin Evropian Euro 2024 me fitore kundër Hungarisë, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin A.

Zvicra e mposhti Hungarinë 3:1 për ta shënuar fitoren e parë në këtë Evropian, dhe tani ka po aq pikë sa Gjermania në vendin e parë (3 sosh), raporton KosovaPress.

Në tërë ndeshjen e sotme luajti mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. Edhe pse nuk arriti ta gjejë golin, Xhaka tregoi paraqitje fantastike në fushë, si një lider i vërtetë.

E paraqitja e sotme iu shpërblye Xhakës me çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.

Paneli i Vëzhguesve Teknik të UEFA-s vlerësoi "performancën e tij të kompletuar në mesfushë", duke thënë: "Ai ishte i shkëlqyer në zotërim të topit, si në lojën e ndërtuar ashtu edhe në ofrimin e pasimeve depërtuese. Ai shfaqi një etikë të madhe pune dhe tregoi lidership të shkëlqyer, duke ofruar aftësi të mëdha organizative".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024