Euro 2024: Xhaka e Zvicra e nisin fuqishëm, mposhtin Hungarinë
Kombëtarja e Zvicrës e ka nisur fuqishëm Kampionatin Evropian Euro 2024, duke e mposhtur Hungarinë në ndeshjen e vlefshme për Grupin A.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “RheinEnergieStadion” të Kolnit, Zvicra e ka mposhtur Hungarinë me shifrat 3:1, raporton KosovaPress.
Golat për “Helvetikët” i shënuan Kwadwo Duah (minuta e 12’), Michel Aebischer (minuta e 45’) dhe Breel Embolo (minuta e 90+3’), kurse golin e nderit për Hungarinë e shënoi Barnabas Varga (minuta e 66’).
Me fitoren e sotme, Zvicra ngjitet në vendin e dytë të Grupit A me tri pikë, aq sa ka edhe Gjermania në vendin e parë, kurse Hungaria zë vendin e tretë me asnjë pikë.
Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen për Zvicrën dhe ishte ndër më të mirët në fushë, kurse Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua asnjë minutë dhe ishte në bankën rezervë.
Fitorja e dytë në këtë Evropian i takon Zvicrës.
Rezultati final, 3:1 për Zvicrën.