Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Turqisë dhe Gjeorgjisë, e vlefshme kjo për Grupin F të Kampionatit Evropian Euro 2024.
Pavarësisht asaj që do të sugjeronte aventura në kualifikim me lehtësi relative (5 fitore, 2 barazime dhe një humbje), turqit janë krejtësisht jashtë formës përpara kësaj ndeshjeje hapëse dhe mbërrijnë në Dortmund pas një ecurie të pesë ndeshjeve pa fitore (dy barazime e tri humbje), raporton KosovaPress.
Të dy kombëtaret për herë të fundit janë përballur në muajin maj të vitit 2012, ku asokohe Turqia e mposhti Gjeorgjinë 3:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.
Gjeorgjia (5-3-2): Mamardashvili; Kakabadze, Kvirkvelia, Kashia, Dvali, Tsitaishvilli; Kochorashvili, Mekvabishvili, Chakwetadze; Mikautadze, Kvaratskhelia