Euro 2024: Shqetësime për dy mbrojtësit e Italisë para ndeshjes me Zvicrën
Lexohet për: 2 min.
5-Shqetesime Italia
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Alessandro Bastoni dje kishte ethe, kështu që mëngjesin e sotëm u stërvit veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës, duke iu bashkuar bashkëlojtarëve për pjesën e mbetur të stërvitjes, ndërsa Federico Dimarco punoi veçmas.

Shqetësime të lehta fizike për Italinë dhe Luciano Spallettin pasi dy mbrojtësit, Bastoni dhe Dimarco, nuk u panë duke punuar me grupin gjatë një seance stërvitore të premten, e cila ishte e hapur për mediat në 15 minutat e para, raporton KosovaPress.

Bastoni u ngroh në palestrën pranë terrenit mëngjesin e sotëm, duke qenë se kishte pasur temperaturë të enjten, por më pas iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës për të përfunduar seancën stërvitore në fushë.

“Football Italia” kupton se bashkëlojtari i tij nga Interi, Dimarco, nga ana tjetër, është stërvitur veçmas nga grupi për të gjithë seancën.

Dimarco ishte stërvitur veçmas për dy ditë përpara ndeshjes së hënës kundër Kroacisë, por ai ende filloi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Dimarco nuk është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim i pësuar kundër Spanjës dhe Spalletti do të thotë më shumë për gatishmërinë e tij gjatë një konference për shtyp sot.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024