Euro 2024: Holanda është gjysmëfinalistja e fundit, Turqia shkon në shtëpi
Lexohet për: 1 min.
30-Euro 2024 Holanda
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Holandës e ka siguruar biletën e fundit të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024.

Holanda e eliminoi sonte Turqinë, duke e mposhtur në “Olympiastadion” të Berlinit me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Goli nga Stefan De Vrij (minuta e 70’) dhe autogoli nga Mert Muldur (minuta e 76’) mjaftuan për t’i siguruar Holandës një fitore dramatike sonte.

Ndërkaq, golin e nderit te Turqia e shënoi Samet Akaydin në minutën e 35’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Holanda vazhdon në gjysmëfinale të Euro 2024, ku atje e pret Kombëtarja e Anglisë.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Holandës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024